Këngëtarja dhe reperja nga Tetova, Arta Memedi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Problem” mban titullin projekti i saj i ri, nën ritmet e zhanreve hip-hop dhe RnB.


Muzika është realizuar nga producenti Nolly, gjersa për tekstin është kujdesur Hard Mc, emri i vërtetë i të cilit është Arber Hyseni.

artamemedi 272626602 160409729656100 4289681968735018839 n Foto: Arta Memedi/Instagram

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin Arta shfaqet me një performancë mjaft atratktive dhe provokuese.

Ana vizuale i është besuar produksionit Mars Studio.

Memedi përndryshe vazhdon të jetë aktive me prurje të shumta muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/