Pritja e ngrohtë dhe festa e çmendur e tifozëve të Napolit pas fitimit të Coppa Italia

Tifozët e Napolit ia kanë bërë një pritje të ngrohtë skuadrës së zemrës së tyre, të cilët fituarn Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Juventusit.
Napoli arriti të fitojë trofeun e Kupës së Italisë pasi mposhti Juventusin në penallti, me lojën e rregullt që përfundoi baras 0-0.
Ky triumf bëri që Napoli të fitojë trofeun e gjashtë në histori të kësaj gare dhe të parin pas shumë viteve.
Kjo bëri që festa mes lojtarëve, por edhe tifozëve të ishte e madhe për ekipin napolitan.
Tifozët e klubit nga San Paolo kishin vërshuar rrugën e qytetit të tyre duke krijuar atmosferë të çmendur me muzikë dhe fishekzjarrë.
Përveç kësaj, tifozët e Napolit kanë pritur lojtarët në aeroportin e qytetit duke iu ofruar një pritje të ngrohtë dhe duke iu dhuruar një atmosferë të zjarrtë.
Më poshtë keni disa fotografi dhe video ka pritja e ekipit dhe festa e tifozëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/mirkocalemme/status/1273404901524209664






















































