LAJMI I FUNDIT:

BE pritet t’i ndajë 3.5 miliardë euro për financimin e bizneseve e reja teknologjike

BE pritet t’i ndajë 3.5 miliardë euro për financimin e bizneseve e reja teknologjike

Bashkimi Evropian ka planifikuar krijimin e një fondi 3.5 miliardë eurosh i cili do të investojë tek bizneset e reja teknologjike.

Sipas BE-së, kjo është një përpjekje për të rritur inovacionet të cilat një ditë mund të përballen me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

“Firmat tradicionale të investimit kanë për tendencë të shmangin hulumtimin dhe investimin e kushtueshëm dhe të rrezikshëm për të shndërruar një shpikje në një produkt”, shprehet drejtori i përgjithshëm i Kërkimit dhe Inovacionit pranë Komisionit Evropian, Jean-Eric Paquet, përcjell Telegrafi.


Ai shtoi se Evropa synon t’i japë një shtysë të madhe inovacionit me Këshillin Evropian të Inovacionit.

Ky fond gjithashtu synon të mbyllë hendekun e investimit duke u siguruar financim bizneseve fillestare në fushat e prodhimit, bioteknologjisë, teknologjisë së shëndetit dhe inteligjencës artificiale.

Zyrtarisht ky fond do të startojë aktivitetin në 2021 dhe të menaxhohet nga Këshilli Evropian i Inovacionit ndërsa madhësia e tij mund të përcaktohet në varësi të marrëveshjeve mes vendeve anëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori