Priten përgjigjet e Gjykatës së Apelit për ankesat e avokatëve të rastit të Kumanovës

Të gjithët të akuzuarit në rastin e Kumanovës kanë dërguar ankesat deri në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të 2 nëntorit të vitit të kaluar, shkruan Alsat-M. Avokati Naser Raufi shprehet se për shkak të kompleksitetit të lëndës seanca parashikohet të mbahet eventualisht para verës, por ekziston mundësia që të mbetet edhe pas pushimeve.
“Me sa jam unë i informuar të gjithë avokatët i kanë dorëzuar në afatin kohor prej 15 ditëve ankesat. Në afat prej 8 ditëve Prokuroria ka të drejtë që të japë përgjigje tek ankesat tona. Gjyqi i Apelit do të duhet që të na dërgojë thirrje se kur do mbahet seanca ankimore për këtë rast por mendoj pasi është në pyetje një rast i komplikuar, i ndjeshëm dhe kompleks, mendoj që kjo mund të ndodhë të paktën para pushimeve verore. Ne si avokatë, si palë mbrojtëse kemi kërkuar rigjykim të lëndës dhe presim që lënda të rigjykohet, do të thotë në ankesat tona si palë mbrojtëse kemi bërë ankesa posaçërisht për provat tona që nuk janë pranuar”, deklaroi për Alsat M avokati mbrojtës Naser Raufi.
Familjarët dhe pala mbrojtëse nuk heqin dorë nga mendimi se për zbardhjen e plotë të këtij rasti është i nevojshëm një hetim ndërkombëtar. Ish shefi i policisë, Lubomir Gjurçevski vlerëson se hetimi ndërkombëtar do të përshpejtojë procesin.
“Gjithmonë kam thënë që është e nevojshme një hetim ndërkombëtarë për gjithë këto ngjarje që janë lidhur me Kumanovën, nga ai aspekt jo që në Maqedoni në nuk kemi hetues ose ekspertë të mirë të cilët mund ta kryejnë atë punë, por është mirë që të kemi edhe mbikëqyrje dhe monitorim ndërkombëtar në punën e këtyre grupeve te ekspertëve me qëllim që të nxjerrim të vërtetën në pah. Për mua, e gjithë kjo punë ashtu siç është, është e kryer vetëm deri në gjysmë “, tha ish shef i policisë Lubomir Gjurçevski.
Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?