LAJMI I FUNDIT:

Pritej ta mbyllte marrëveshjen me Arsenalin – Juventusi rikthehet në garë për Aouar

Pritej ta mbyllte marrëveshjen me Arsenalin – Juventusi rikthehet në garë për Aouar
Houssem Aouar (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Synimi kryesor i Arsenalit këtë verë, Houssem Aouar nuk dëshiron të bashkohet me Topçinjtë, pasi kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimit të gazetës franceze L’Equipe , mesfushori i Lyon fillimisht ishte i hapur të kalonte te Arsenali, por duket se ka ndërruar mendje.

22-vjeçari ka qenë i lidhur me klube si Juventus dhe Manchester City, por këto klube nuk kishin bërë lëvizje.


Houssem Aouar (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)

Arsenali besohet se ka bërë ofertë në vlerë 33 milionë funte (36 milionë euro),  për Aouar, por Lyon kërkon rreth 44 milionë funte (48 milionë euro).

Këtyo fjalë i ka thënë edhe presidenti i klubit të Lyon, Jean-Michel Aulas, që ka kërkuar ofertë mes 40 dhe 50 milionë eurove për lojtarin.

“Kishte një ofertë të ultë. Ne u ndjemë sikur ata nuk e konsideruan faktin që ky (Aouar) është lojtar i ekipit kombëtar francez. Pra, nuk ishte një ofertë që ishte e ndjeshme, madje të na bënte të konsideronim ta shisnim”, ka thënë Aulas.

Houssem Aouar (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Sot sipas RAC Sport, Juventus është futur në garë dhe ka kërkuar informacione në lidhje me lojtarin.

Juventusi ka pyetur në lidhje me bisedimet me Arsenalin dhe cilat janë mënyrat për të nënshkruar me lojtarin francez.

Në anën tjetër, Arsenali gjithashtu ka qenë i lidhur me mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori