LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon punën për ndeshjen me Dritën, Dallku pret maksimumin nga skuadra që ta fitojnë titullin

Prishtina vazhdon punën për ndeshjen me Dritën, Dallku pret maksimumin nga skuadra që ta fitojnë titullin

Prishtina ka mbajtur stërvitjen e radhës në fushë e 2 Korrikut në lagjen Arbëria nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa.

Skuadra ka punuar më shumë në lojën e saj ku atmosfera dukej mjaftë e mirë.

Në fushë ishin të gjithë lojtarët që dukeshin të vetëdijshëm se para vetës kanë një sfidë të madhe.


Prishtina në fundjavë luan me Dritën në ndeshjen që e vendos titullin e kampionit. Prishtinasve iu duhet fitore me dy gola epërsi, ndërsa Dritës i konvenojnë të gjitha rezultatet, hiq humbjen me dy gola.

Pas stërvitjes foli kapiteni Armend Dallku, i cili tha se skuadra po punon mjaftë mirë.

“Stërvitjet po ecin shumë mirë, duke e pasur parasysh që është ndeshja e fundit kampionale. Nuk kemi diçka specifike të përgatitur. Detajet përfundimtare priten t’i marrim në vazhdim në dy seancat e fundit. Kështu që gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj të përgatitemi sa më mirë apo në kushtet optimale fizike”.

“Të them të drejtën është hera e parë edhe për mua që ndeshja e fundit vendos për titull, është diçka speciale edhe për mua, e posaçërisht edhe për klubin e Prishtinës dhe të gjithë sportdashësit prishtinas. Por, siç thash, ne jemi duke e përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje dhe shpresoj që në fund të shpallemi kampion”

“Prishtina duhet t’i shënoj dy gola më shumë dhe të shpallët kampion (qesh). Normalisht, iu thash që s’jemi duke u përgatitur veçmas special diçka për ndeshje, por normalisht që disa detaje do t’i marrim nga trajnerët, si formacioni apo kush do të startoj. Është ndeshja e vitit, si për ne, po ashtu edhe për kundërshtarin. Shpresoj të dhurojmë spektakël dy ekipet dhe ne të shpallemi kampion. Ne kemi disavantazh prej dy golave, por kjo në futboll nuk do të thotë asnjë gjë, sepse kemi të bëjmë me lojën e futbollit dhe futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodh dhe gjithçka është në duart tona”.

“Jorastësisht Drita ka shënuar shumë gola dhe faza ofensive është pika më e fortë e kundërshtarit, mirëpo në anën tjetër ka të bëjë me një fazë tonën defensive që edhe ne e kemi pikën më të fortë ku jorastësisht kemi pranuar më së pakti gola në kampionat. Kështu që do të kemi një ballafaqim në mes sulmit tyre dhe mbrojtjes tonë, mirëpo ne nuk jemi keq as në fazën ofensive, sepse kemi lojtarë që dinë të shënojnë edhe e mira për këtë ndeshje është se të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe nuk ka nevojë të flitet shumë, sepse çdo lojtar do ta ketë motivin qindpërqindtë për këtë ndeshje”.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën nga ora 16:00. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori