LAJMI I FUNDIT:

Prishtina me spektakël triumfon ndaj FC Europas, kalon në rrethin e parë të Ligës së Evropës

Prishtina me spektakël triumfon ndaj FC Europas, kalon në rrethin e parë të Ligës së Evropës

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina ka arritur të triumfojë bindshëm në ndeshjen e kthimit ndaj Europa FC.

Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në një ndeshje ku dominuan nga minuta e parë e deri në fund.

Goli i parë erdhi vetëm pas nëntë minutave nga penalltia.


Basit Khalid u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, ku i saktë ishte kapiteni Armend Dallku për 1-0.

Katër minuta më vonë kryeqytetasit e dyfishuan epërsinë ku shënoi këmbëshpejti Gauthier Makenda për 2-0.

Prishtina vazhdoi ofensivën dhe arriti edhe golin e tretë në minutën e 35-të.

Ishte përsëri kapiteni Armend Dallku që shënoi nga penalltia për epërsinë e trefishtë të Prishtinës.

Me epërsinë 3-0 të bardh e kaltërve përfunduan 45 minutat e para.

Fituesit e Kupës së Kosovës e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë, ku shënoi Ahmed Jonuzi për 4-0.

Ndërkohë golin e fundit në këtë sfidë e shënoi zëvendësuesi Mërgim Pefqeli për 5-0.

Kësisoj Prishtina për herë të parë kalon rrethin parakualifikues dhe do të luaj në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Në rrethin e parë kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu Fola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori