LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr tri pikë të arta nga udhëtimi në Gjilan

Prishtina merr tri pikë të arta nga udhëtimi në Gjilan

Prishtina ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.

Gjilani në këtë takim vinte pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku trajneri Ismet Munishi u shkarkua dhe pozitën e trajnerit e mori ndihmësi i tij Alban Hyseni.

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve, që në minutën e 33-të e gjetën edhe golin e epërsisë.


Gerhard Progni harkoi bukur në zonë nga goditja e këndit, derisa Albert Dabiqaj realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Gjilanit 1-0.

E në minutën e 45-të, mysafirët nga kryeqyteti fituan penallti kur Gerhard Progni pengoi në zonë Leotrim Kryeziun dhe gjyqtari Mentor Ajeti akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që barazoi shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë, me dy skuadrat që kërkonin me ngulm golin e fitores.

Por këtë e arriti Prishtina, kur gjeti golin e fitores 10 minuta para fundit të kësaj sfide.

Leonit Abazi bëri një asistim fantastik për zëvendësuesin Guathier Mankenda i cili shënoi nga afërsia për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes vendasit kërkuan golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe Prishtina mori tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Gjilan.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 42 pikë, derisa Gjilani është e treta me 55 sosh.

Ndeshjen e radhës Gjilani e zhvillon në udhëtim te Ulpiana, derisa Prishtina në kryeqytet pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori