LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, kandidat potencial për Bienalen e Artit “Manifesta 2022”

Prishtina, kandidat potencial për Bienalen e Artit “Manifesta 2022”

Në fillim të nëntorit merret vendimi përfundimtar për qytetit e radhës që do të jetë nikoqir i bienales së artit Manifesta në vitin 2022.

Prishtina është përzgjedhur si kandidati më i përshtatshëm në mesin e të gjithë kandidatëve tjerë për këtë ngjarje.

Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Yll Rugova, ka thënë se tashmë kanë filluar angazhimet për të siguruar buxhetin për këtë event të madh.


Ai ka kërkuar nga komuna e Prishtinës, gjithashtu, ka thënë se ka bërë kërkesë, te Ministria e Kulturës, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe te partnerë të tjerë për ta mbështetur Prishtinën në këtë sipërmarrje të rëndësishme, por na duhet edhe pak angazhim për gradacionin final

“Nga jura e Manifestas kërkohet garanci e shkruar se ne mund të mbulojmë të paktën 50% të shumës së nevojshme për organizmin e saj të suksesshëm. Andaj ju bëjmë ftesë publike këtyre institucioneve për ta marrë parasysh këtë bashkëpunim të gjerë, prej të cilit kish me përfitu jo vetëm kultura, por shoqëria në tërësi”, ka thënë Rugova.

Rugova thotë se nëse do përzgjidhej Prishtina, mbi 200 mijë vizitorë, do të vinin në Kosovë, ndërkaq thotë se përveç vizitorëve, do të kishte të hyra rreth 20 milionë euro.

Manifesta nënkupton të paktën 4 milion euro investime në burime njerëzore, rrjetëzim ndërkombëtar, adaptim dhe ndërtim të hapësirave për art, kulturë dhe urbanizëm. Manifesta është projekt sa artistik aq edhe urbanistik e zhvillues. Sipas disa llogaritjeve diku 200,000 vizitorë do ta vizitonin Prishtinën, dhe rreth 20 milionë euro të hyra mund të vijnë nga ky proces.

“Në vitin 2020 Manifesta organizohet në Marseille të Francës. Kurse tash jemi shumë afër që kjo ngjarje në vitin 2022 të vijë edhe në kryeqytetin tonë. T’i lëmë anash dallimet partiake, dhe ta vendosim Prishtinën në vëmendje të artit ndërkombëtar”, ka thënë Rugova./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori