Ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe gjigantit italian Pallacanestro Varese në kuadër të FIBA Cup është mbyllur me dramë, pasi vetëm në fund fituan italianët 80:77.

Mbi tre mijë bileta ishin shitur për këtë ndeshje, ku kishte atmosferë impozante nga  “Plisat” që kanë shpalosur një baner në të cilin shkruhej, “Nga froni i përhershëm, pushtojmë fronte të reja”.


Italianët janë njëri nga klubet më të forta në vendin e tyre me 10 tituj kampioni.

53186675 1575576662586652 4041923430830833664 n

Ndeshja nisi më mirë për italianët që e mbyllën çerekun e parë në epërsi 25-12.

Dominique Archie i Vareses ishte i pandalshëm dhe shënoi shtatë pikë.

Prishtina u ngjallë në çerekun e dytë, duke e ngushtuar epërsinë në 32-37, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

53586678 2376907222532026 6661425822907236352 n

Divine Myles me 8 pikë, Dardan Berisha e Muhammed Bashir me nga 7 pikë pikë të shënuara ishin ata që ndezën motorët.

Prishtina ka vazhduar e paraqitje të jashtëzakonshme në çerekun e tretë.

Vendasit e fituan këtë çerek 28 -15, për ta mbyllur me epërsi prej tetë pikëve me rezultat 60-52.

53636673 2269351946461091 7725276268505071616 n

Në këtë çerek shkëlqyen Edmond Azemi e Dardan Berisha.

Në dhjetë minutat e fundit ishte ndeshjes e baraspeshuar në fillim, por në minutat e fundit italianët e rritën ritmin.

53469075 694340504296338 3307343521949679616 n

Në fund italianët fituan 77:80.  /Telegrafi/     

Screenshot 12 1

Screenshot 13

telegrafi sport app