Prishtina gati për një eksperiencë të paharrueshme më 16 Gusht-Rave 15 vjet

Këtë 16 gusht 2025, Prishtina do të pulsojë në një tjetër frekuencë. RAVE TRAVEL, promotori legjendar i skenës elektronike në Kosovë, feston 15 vjetorin me një super-eveniment “Day & Night Edition” që do të përfshijë dy skena, dy botë muzikore, dhe një atmosferë që nuk ndalet deri në agim.
Në qendër të kësaj nate elektrizuese? Vetë legjenda Sven Väth – nje emër që filloi në vitin 1982, është themelues i label-eve legjendë Eye Q dhe Cocoon Recordings, dhe njohur për setet e gjata vetëm me vinil, autentikisht përmbledhur si “Vetëm vinyl, instinkt, dhe dekada besimi në moment”
Dita fillon me ritëm – Open Air Stage (Platoja, 16:00 – 00:00)
E gjithë magjia nis në orën 16:00 në ambientin e hapur të Platosë së Pallatit të Rinisë, ku publiku do përjetohet me setet e ngrohta dhe hipnotike të:
-Hamze – DJ me rrënjë lokale dhe ndjeshmëri ndërkombëtare.
-Liburn – i njohur për seleksionimet elegante dhe teknikat e pastra.
-Domenico Rosa – një nga zërat më të rafinuar të micro-house-it europian.
-Dhe në fund, mbyllja madhështore: Sven Väth, për një performancë të rrallë dhe autentike, ekskluzivisht në vinil.
Një udhëtim përmes dekadave të techno-s që vetëm ai di ta ofrojë.
Kur dielli perëndon, muzika nuk ndalet – thjesht transformohet. Brenda mureve të errëta të Burned Hall, nata merr formë me tinguj më të thellë dhe eksperimentalë. Nga ora 22:30 e tutje, do të performojnë:
-Adiel – një nga yjet më në ngjitje të techno-s italiane, e njohur për energjinë ritualistike në setet e saj.
-Fernando Costantini – DJ belg me seleksion shumë të thellë që shpërfaq dashurinë për ritme të pazakonshme.
-Laurine & Cecilio (Quest) – një dyshe që përfaqëson thelbin e tingujve organikë të Berlinit dhe Lisbonës, me sete që të çojnë në një gjendje hipnoze.
Një përvjetor, dy skena, shumë ritëm
Kjo natë është shumë më shumë se një festë – është një udhëtim muzikor që fillon me dritën e ditës dhe përfundon në errësirën e magjishme të mëngjesit.
Nga tingujt e butë dhe të rafinuar të pasdites, deri te pulsimi i papërmbajtshëm i techno-s së thellë natën, çdo fazë e kësaj feste është menduar për të festuar jo vetëm 15 vjet histori RAVE, por edhe fuqinë e bashkimit përmes muzikës.
Nëse je gati për një natë që do të mbetet gjatë në kujtesë – 16 gushti është data jote.
Biletat dhe më shumë detaje mund t’i gjesh në: rave-travel.com















































