Princi Philip shtrohet në spital, shkak një infeksion

Princi Philip, Duka i Edinburgut u pranua në spital natën e kaluar si "një masë parandaluese", ka bërë të ditur Buckingham Palace.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai po trajtohet në spitalin King Edward VII, Londër, për një infeksion.
BBC shkruan se qëndrimi i tij në spital "nuk është një shkak për shqetësim serioz".
Duka, 96 vjeç, tha në maj se do të tërhiqej nga detyra mbretërore këtë vjeshtë, një veprim i mbështetur nga edhe Mbretëresha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































