Prilep, për gjashtë muja rreth 300 nxënës janë çregjistruar për shkak të emigrimit jashtë vendit

Për 100 ka rënë numri i nxënësve të klasës së parë të regjistruar në vitin e ri shkollor në 10 shkollat fillore në Prilep.
Para fillimit të vitit të ri shkollor, pesë shkollat e mesme dhe dhjetë fillore në Prilep janë gati, por mësimdhënësit dhe nxënësit do të duhet t’ia dalin pa të gjitha tekstet shkollore.
Një nga shkollat fillore në qendër të qytetit regjistronte mesatarisht 12 fëmijë për klasë. Në gjashtë muaj në vitin e kaluar shkollor, prindërit çregjistruan 300 nxënës dhe u larguan nga vendi. Shkollat nuk janë të befasuar as këtë vit.
“Në këtë vit shkollor, rreth 700 nxënës do të hyjnë për herë të parë në klasën e parë nga 800 që janë planifikuar në njëmbëdhjetë shkollat fillore, përfshirë shkollën e muzikës. Në vitin e parë të arsimit të mesëm, në pesë shkollat e mesme janë të regjistruar rreth 730 nxënës. Trendi i rënies së numrit të nxënësve vazhdon edhe në këtë vit shkollor. 700 nxënës do të nisin procesin arsimor nga 800 që janë planifikuar. Kemi rënie prej rreth 100 nxënësve, gjë që është alarmante dhe diçka që po ndodh prej vitesh”.
“Situata e çregjistrimit të fëmijëve dhe e daljes jashtë vendit nga prindërit paraqitet në të gjitha fazat e procesit arsimor nga klasa e parë deri në vitin e katërt të arsimit të mesëm. Ky trend vazhdon. Për gjashtë muaj, rreth 300 nxënës janë tërhequr nga bankat e shkollave, gjë që duhet të na shqetësojë dhe të vërë alarmin që të gjithë të ndërmarrin veprime, si në institucione ashtu edhe tek ne si individë”, tha Goce Bumbaroski, mësues dhe këshilltar për të rinjtë në Pushtetin lokal në Prilep
Praktika e vitit të kaluar të skripteve dhe kërkimeve në internet do të përsëritet edhe në vitin e ri shkollor, gjegjësisht do të ketë mungesë të teksteve shkollore.
“Duke mësuar nga përvoja e vitit të kaluar kur mungonin një numër i madh tekstesh, supozohet se edhe këtë vit nuk do të kemi tekste shkollore, ose, ndoshta, do të marrim materiale për punë, disa tekste të paketuara në një tekst vetëm për tremujorin e parë”, thotë Bumbaroski.
Viti i ri shkollor hapi më shumë pyetje se sa dha përgjigje për mbi 10,000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Prilep./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania