Prezantohet raporti vjetor për efikasitetin e mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut në Maqedoni

Nesër do të promovohet Raporti vjetor për efikasitetin e mbrojtjes juridike për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, i përgatitur nga Shoqata maqedonase për juristë të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Aktiviteti do të mbahet në ora 12:00 në Holiday Inn. Në promovim do të prezantohen shkeljet e të drejtave të njeriut që janë hasur dhe dokumentuar nga ana e Projektit, me theks të veçantë në diskriminim, vrasjen e grave, krizën e refugjatëve, si edhe analizë për efikasitetin e mekanizmave kushtetues për mbrojtje të të drejtave të njeriut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































