LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot (e premte) prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi

Krasniqi në konferencën e mbajtur sot ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës, e cila për herë të parë merr pjesë me dy sportistë.


Historike, skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’
Lexo po ashtu Historike, skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’

“Është hera e dytë që marrim pjesë në këto lojëra. Albini dhe Kiana do të na përfaqësojnë në këto lojëra që janë të rëndësishme. Albini garon në katër disiplina kurse Kiana në sllallom te madh dhe është femra e parë nga Kosova në këtë ngjarje”, ka thënë fillimisht Krasniqi në konferencë.

“Ndihemi krenar që jemi në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse duke pasur parasysh që 105 shtete nuk kanë arritur normën. Kjo është një arritje e madhe për ne”.

“Detaj tjetër i rëndësishëm është se flamurin ne ceremoninë hapesë do ta bart Albini Tahiri”.

“Pritjet tona në Pekin nuk janë sikurse ato në Tokio, kur dihet se konkurrenca e fortë është në skiijm. Një renditje e mirë e garuesve do të jete sukses i madh për Kosovës. Ekipi niset nesër kurse pjesa tjetër me 2 shkurt”, përfundoi presidenti i KOK-ut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori