LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet dizajni i Spitalit për fëmijë, dhuratë nga EBA

Prezantohet dizajni i Spitalit për fëmijë, dhuratë nga EBA

Përfaqësues të një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) prezantuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë dizajn planin e detajuar të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, i cili do të ndërtohet në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si donacion i EBA, në vlerë prej 22 milionë eurove.

Kjo marrëveshje është arritur kohë më parë midis autoriteteve më të larta të EBA-së, Presidencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pasi ka falënderuar autoritetet e EBA-së për kontributin që po japin për realizimin e donacionit, ministri Imet Rrahmani tha se Spitali që do të ndërtohet do të jetë një Qendër moderne, e cila do t’i integrojë në mënyrë funksionale mes vete shërbimet për kujdesin e nënës dhe fëmijës.


“Ministria do ta jap mbështetjen e vet në të gjitha fazat që projekti i dedikuar për fëmijët kosovarë dhe donacion nga EBA të realizohet me sukses”, tha ministri Rrahmani.

Udhëheqës i delegacionit të EBA-së, Hamad Anwar Alzabbi, tha se ata janë të kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet kosovare për realizimin e projektit, ndërsa ekspertja Sabine Toma, ka prezantuar dizajnin e detajuar të spitalit pediatrik-kirurgjik, si atë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, e gjithashtu edhe një fazë dinamike të punëve të parapara deri në finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Sipas projektit, Spitali do të ketë tre kate që do të ofrojnë shërbime të ndryshme diagnostike dhe të trajtimit si dhe do të ketë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimi pritet të fillojë sivjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori