LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet De Ligt, merr numrin 4 dhe zbulon arsyen pse mbante fanellën e Juves kur ishte fëmijë

Prezantohet De Ligt, merr numrin 4 dhe zbulon arsyen pse mbante fanellën e Juves kur ishte fëmijë

Matthijs De Ligt është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit, teksa ka folur rreth shumë gjërave për jetën e tij, karrierën dhe të ardhmen.  

Mbrojtësi holandez ka kompletuar transferimin e tij dje (e enjte) te Juventusi për një shifër totale prej 85.5 milionë eurosh.

Gjatë prezantimit të tij, De Ligt ka treguar pse e ka zgjedhur fanellën me numër 4, çfarë ka menduar për Juventusin para transferimit dhe çka pret në të ardhmen.


De Ligt: Jam i trishtuar me largimin nga Ajaxi, por isha i dashuruar me artin e mbrojtjes italiane
Lexo po ashtu De Ligt: Jam i trishtuar me largimin nga Ajaxi, por isha i dashuruar me artin e mbrojtjes italiane

“Jam ende i ri, por ndihem sikur kam shumë përvojë për një 19-vjeçar, prandaj e kam bërë këtë veprim për të fituar më shumë përvojë dhe për të mësuar nga lojtarët këtu”, ka thënë fillimisht De Ligt gjatë prezantimit.

“Është një hap i madh, i pari jashtë vendit tim. U ndjeva me të vërtetë i nderuar se si tifozët e Juventusit më mirëpritën dhe shpresoj se mund të jap shumë për ta”.

“Më duhet të mësohem me një kulturë të re sportive këtu dhe një mjedis të ri sportiv dhe shpresoj që të mund të jap më të mirën time”.

“Fola me Sarri në telefon para se të vija, vetëm për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ai ishte një nga arsyet që dëshiroja të vija këtu, kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të dhe më pëlqen filozofia e futbollit të tij dhe si përgatit mbrojtjen e tij”.

“Fotoja ime në fanellë të Juventusit është marrë kur isha rreth gjashtë apo shtatë vjet. Në atë kohë Fabio Cannavaro ishte mbrojtësi që admirova. Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të mirë për Juventusin dhe kam qenë gjithmonë një tifoz”.

De Ligt me fanellën e Juves kur ishte fëmijë

“Kur luaja këtu me Ajax, unë u impresionova me atmosferën e Allianz. Ka katër gara dhe ne duam t’i fitojmë të gjithë. Ky është mentaliteti i Juventusit”.

“Kam ardhur këtu sepse Italia është një nga vendet më tradicionale për mbrojtësit. Juventusi është një hap i madh në karrierë për mua”.

“Presioni është normal në futboll dhe për mua nuk është problem, unë do të tregoj atë që unë jam i aftë të bëjë në fushë”.

De Ligt do ta mbajë numrin 4 (Foto: Juventus/Twitter)

“Numri 4 për mua ka qenë gjithmonë i veçantë, e kam veshur që nga skuadrat e të rinjve të Ajaxit. Ka edhe një trashëgimi të rëndësishme këtu te Juventusi, kështu që shpresoj të jetoj në këtë numër”.

“Ajax ishte një mjedis i ri dhe këtu shpresoj se unë mund të mësojë nga kampionët e mëdhenj si Chiellini, Buffon, Ronaldo dhe shumë të tjerë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori