LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen “bomba” për “Dhunën në Komunën Qendër”, gjykimi vazhdon më 6 shkurt

Prezantohen “bomba” për “Dhunën në Komunën Qendër”, gjykimi vazhdon më 6 shkurt

Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër vazhdon më 6 shkurt, pasi që në seancën e sotme u nxorën dëshmi materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale publike.

Në fillim të gjykimit, mbrojtja kërkoi që gjykata të mos i pranojë dëshmitë sepse pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pa numër arkivor dhe të verifikuara.

Gjykata propozoi që të vazhdohet seanca, ndërsa mbrojtja në gjykimin e fundit të parashtrojë ankesë.


Prokurori publik Gavril Bubevski prezantoi edhe dy audio bisedime. Në njërën nga “bombat” në bisedën e 01.06.2013 mes Mile Janakieskit dhe Nikolla Gruevskit u dëgjua si ish-kryeministri i thotë Janakieskit “të premten kryetari Zhernovski të merr disa shuplaka”, ndërsa Janakieski i thotë se mund të realizohet kjo dhe se do të organizojë protestë.

Nga ana tjetër biseda e 13.10.2013 mes Orce Kamçevit dhe Mile Janakieskit, dëgjohet se Kamçev interesohet për gjendjen me planet detajore urbanistike (PDU) në komunë.

Për dhunën para godinës së Komunës më 10 qershor të vitit 2013, kanë të akuzuar më shumë persona, mes tyre ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova dhe ish-këshilltari i Komunës së Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski dhe tetë persona të tjerë.

Ata ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës në qershor të vitit 2013.

Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë, fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht, ndërkaq. Për të akuzuarin Dimçe Kërstev, udhëhiqet procedurë e ndarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori