Presioni juaj i gjakut mund të ngrihet edhe gjatë natës! Kur kjo ndodh – një gjë është armiku më i madh i zemrës

Gjumi i parehatshëm dhe vështirësitë për të fjetur rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
A e dini se disa sjellje gjatë gjumit mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse e keni të vështirë të bini në gjumë, përpëliteni, keni pagjumësi ose zgjoheni shpesh, ky tekst është për ju
Kjo mund të ketë edhe pasoja negative në shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Kjo lidhet me presionin e gjakut, i cili ulet kur flini gjumë të thellë. Përndryshe, nëse e keni të vështirë të flini gjumë, presioni i gjakut me siguri do të rritet, thonë kardiologët, transmeton Telegrafi.
Kërkimet shkencore kanë treguar gjithashtu se pagjumësia, një çrregullim i gjumit që e bën të vështirë “zhytjen” në të dhe për të fjetur më lehtë, lidhet me një sërë sëmundjesh kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin, sëmundjet e zemrës dhe insuficiencën e zemrës.

Një studim i fundit i publikuar në “Sleep Advances” zbuloi se pagjumësia mund të rrisë rrezikun e dështimit të zemrës, goditjes në tru dhe vdekjes kardiovaskulare.
Në hulumtim morën pjesë 1082 pacientë që kishin një problem të caktuar të zemrës ose një lloj ndërhyrjeje. Në fillim, 45 për qind e pacientëve kishin pagjumësi, ndërsa 24 për qind e tyre thanë se përdornin ilaçe për gjumë. Pas rreth katër vitesh monitorimi dhe testimi, studiuesit zbuluan në 225 pacientë deri në 364 efekte anësore të përsëritura kardiake.
Neurologët shpjegojnë se sa efektiv dhe i shëndetshëm është gjumi për trupin nga shtatë deri në nëntë orë në natë dhe çdo gjë nën gjashtë orë është një rrezik për shëndetin mendor dhe fizik, po ashtu duhet ta përgatisim trupin në mënyrë adekuate për gjumë.
Kjo do të thotë që të mos ketë tendosje fizike një orë para se të shkoni në shtrat, si dhe të hani. Duhet t’i lëmë mënjanë telefonat, sepse rrezatimi i tyre vetëm na dëmton edhe më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët