LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani përkujton Ahmet Krasniqin në 24 vjetorin e vrasjes së tij

Presidentja Osmani përkujton Ahmet Krasniqin në 24 vjetorin e vrasjes së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Presidentja Osmani ka thënë se kolonel Ahmet Krasniqi është bashkëdyzim i patriotit e ushtarakut profesionist, i cili dha gjithçka për lirinë e vendit të tij.

Në vijim postimi i plotë:


Në mbrëmjen e 21 shtatorit, këtu e 24 vjet më parë, u vra në Tiranë komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Kolonel Krasniqi mbetet simbol i njeriut, i cili përkushtimin atdhetar dhe vizionin për shtet i sendërtoi duke organizuar e udhëhequr strukturën mbrojtëse të Kosovës, nën ombrellën institucionale të saj. Ai është bashkëdyzim i patriotit e ushtarakut profesionist, i cili jep gjithçka për lirinë e vendit të tij. Heroi i Kosovës. Kolonel Krasniqi, jo vetëm e ëndërroi këtë liri, por iu përkushtua asaj – sikur thoshte presidenti ynë, dr. Ibrahim Rugova – “me besnikëri, devotshmëri, maturi, kulturë të lartë dhe pasion të fuqishëm për shtetkrijim”.

Vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit bëhet edhe më e rëndë ngase ai u vra në mes të Tiranës, në përpjekjet e tij titanike për t’i unifikuar forcat shqiptare kundrejt dhunës, vrasjeve dhe krimeve makabre, deri në përmasën e gjenocidit, të cilin Serbia po e ushtronte ndaj shqiptarëve  të Kosovës.

Ndërsa i kujtojmë veprat e lavdishme të kolonelit, duhet t’ia kujtojmë po kështu vetes sonë se një peng jo vetëm ndaj familjes së tij, por edhe ndaj bashkëluftëtarëve të ministrit Krasniqi vazhdon të na rëndojë çdo ditë: zbardhja e vrasjes së tij dhe e shumë veprimtarëve të tjerë për liri. Kosova nuk bëhet e plotë pa u zbardhur plotësisht të vërtetat e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori