Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vjen presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Ceferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Presidenti Ceferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.


FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s,  si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë.

Presidenti Ceferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.

Ceferin do të ketë takim edhe me kryeministrin në detyrë Isa Mustafën dhe ministrin për Sport, Kujtim Shalën. /Telegrafi/

Agjenda e vizitës së Presidentit të UEFA-së z. Aleksander Ceferin me datë 17.08.2017

11.30 – Mbërritja në aeroportin „Adem Jashari“

12.00 - Vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës

12.45 – Takim në Zyrën e Kryeministrit me Kryeministrin dhe Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

13.30 - Vizitë në Stadiumin e Prishtinës

13.45 - Dreka

15.00 – Konferencë për Media në FFK

15.30 Nisja për aeroport

telegrafi sport app