Jose Mourinho refuzoi interesimin e Lyonit për t'u bërë trajneri i ri i tyre sepse ai tashmë ka gjetur një klub tjetër ka deklaruar presidentit Jean-Michel Aulas.

Portugezi, i cili u shkarkua sezonin e kaluar nga Manchester Unitedi, ende nuk është rikthyer si trajner që nga largimi i tij nga Old Trafford.


Në vend të kësaj, ish-trajneri i Real Madrid është si analist duke bërë paraqitje të rregullta në televizion ndërsa hidhte aludime për të ardhmen e tij.

Ekipi i madh nga Ligue 1, Lyon, shkarkoi Sylvinhon të hënën pas vetëm një fitoreje në nëntë ndeshjet e tij të fundit në krye dhe Aulas e kishte identifikuar Mourinhon si një shënjestër për të marrë drejtimin e klubit.

Sidoqoftë, duke folur para reporterëve përmes një konference telefonike për lajmet, 70-vjeçari zbuloi se ish-trajneri i Chelseat dhe Interit i refuzoi ata për shkak të një pune tjetër të zgjedhur tashmë.

mourinho 1 2

"Kemi pasur disa shkëmbime mjaft të lezetshme me mesazhe", ka thënë fillimisht Aulas.

"Ishte bukur për të gjithë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t'u takuar sepse ai tashmë ka zgjedhur një klub tjetër", përfundoi presidenti i Lyonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app