Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tronditi vendin të martën mbrëma, kur ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë në gati 50 vjet. Vendimi dramatik, i shpallur në një transmetim televiziv, në të cilin presidenti foli për “forcat anti-shtetërore” dhe kërcënimin nga Koreja e Veriut, u tërhoq shpejt, por nuk parandaloi kaosin që pasoi.
Çfarë ndodhi mbrëmë në Korenë e Jugut dhe çfarë e pret atë vend aziatik tani?
Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli papritur gjendjen ushtarake, duke pretenduar se opozita po përgatite një rebelim kundër shtetit. Vendimi shkaktoi turbulenca të mëdha politike.
Scenes outside the South Korean parliament as the military withdrew pic.twitter.com/pyruH6p1a7
— NEXTA (@nexta_tv) December 3, 2024
Partia Demokratike, partia kryesore opozitare, e dënoi menjëherë masën dhe njoftoi se do të përpiqet në parlament të rrëzojë vendimin e tij.
Lideri i partisë, Lee Ji-myung u bëri thirrje anëtarëve të mblidhen në Asamblenë Kombëtare dhe politikanët janë të fokusuar në bllokimin e dekretit të presidentit.
Shumë shpejt parlamenti me 190 vota nga 300 votoi për bllokimin e gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme. Kryetari i parlamentit e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme “të pavlefshme”, një goditje e drejtpërdrejtë për autoritetin e presidentit Yun.
Opozita theksoi se kjo lëvizje e presidentit ishte e paligjshme dhe procedurale e gabuar, pasi nuk ishte bërë me pëlqimin paraprak të qeverisë dhe situata në vend nuk plotësonte kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme sipas kushtetutës.
Protesta dhe përplasje të dhunshme në parlament
Pasi presidenti Jun shpalli ligjin ushtarak, mijëra protestues u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit në Seul. Ata shprehën me zë të lartë mospajtimin e tyre me vendimin e tij, duke brohoritur “Jo ligjit ushtarak” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund diktaturës.
Në të njëjtën kohë, brenda parlamentit situata u tensionua gjithnjë e më shumë. Policia bllokoi hyrjen në ndërtesë ndërsa ushtarët e forcave speciale ishin vendosur brenda parlamentit, duke shkaktuar shqetësim të mëtejshëm midis deputetëve.
Politikanët e opozitës, si dhe shumë nga partia në pushtet, besonin se presidenti po përpiqej të ushtronte kontroll mbi legjislativin, gjë që çoi në bojkot dhe bllokim të dekretit të tij. Megjithëse Yun pretendoi se qëllimi i tij ishte të ruante rendin shtetëror, shumë e akuzuan atë për përpjekje për të organizuar një grusht shteti.
Opozita kërkon përgjegjësinë e presidentit
Udhëheqësi i opozitës, Lee Ji-myung tha se kushdo që vepron sipas urdhrit të presidentit Yun do të shkelte ligjin.
Ai u bëri thirrje të gjithë politikanëve që të qëndrojnë në parlament për të penguar hapat e mëtejshëm të presidentit, ndërsa populli u bëri thirrje të vazhdojnë protestat e tyre.
Opozita këmbënguli se shpallja e gjendjes ushtarake ishte e paligjshme dhe se presidenti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vendim.
Ish-presidenti Moon Jae-in, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, dënoi lëvizjen e pasardhësit të tij, duke theksuar se demokracia në Korenë e Jugut është në rrezik serioz. Në një deklaratë publike, Moon i kërkoi parlamentit të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur rendin demokratik të vendit.
Reagimet ndërkombëtare dhe paqëndrueshmëria ekonomike
Situata e krizës në Korenë e Jugut ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara, ushtarët e të cilëve janë të vendosur në Korenë e Jugut, shprehën shqetësim të thellë për zhvillimin. Kurt Campbell, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, tha se Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër situatën dhe bën thirrje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve politike, në përputhje me sundimin e ligjit.
Edhe organizatat ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e krizës politike.
Ekonomia e Koresë së Jugut gjithashtu pësoi. Won e Koresë së Jugut ka pësuar një rënie drastike kundrejt dollarit, gjë që ka rritur pasiguritë ekonomike në vend.
Sipas analizave të ekspertëve, kjo rënie ishte pasojë e drejtpërdrejtë e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë politike, pasi investitorët e huaj u bënë të kujdesshëm ndaj situatës në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti