LAJMI I FUNDIT:

Presidenti francez zotohet se rindërtimi i katedrales Notre Dame, do të përfundojë brenda pesë viteve (Video)

Presidenti francez zotohet se rindërtimi i katedrales Notre Dame, do të përfundojë brenda pesë viteve (Video)

Presidenti francez Emmanuel Macron, është zotuar se rindërtimi i katedrales së famshme Notre Dame në Paris do të përfundojë brenda pesë viteve, pasi ajo mbrëmë është shkatërruar nga zjarri.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, presidenti Macron ka thënë se rindërtimi do ta bëjë të duket edhe më e bukur dhe atë brenda pesë viteve, duke i bërë kështu thirrje kombit francez për unitet, transmeton Telegrafi.

“Do ta rindërtojmë Notre Dame dhe do ta bëjmë edhe më të bukur, dhe dua që punimet të përfundojnë brenda pesë viteve, sepse e di që mund ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Macron.


Megjithatë, donacionet për rindërtimin e Notre Damit nuk munguan, ku njëri nga njerëzit më të pasur në Francë, Bernard Arnault u zotua se do t’i dhurojë 200 milionë euro, derisa 100 milionë tjera i ka premtuar bashkëshorti i aktores holivudian Salma Hayek, Francois-Henri Pinault. /Telegrafi/