LAJMI I FUNDIT:

Presidenti filipinas urdhëron filmimin e veturave super luksoze që kapin vlerën e 1 milion funteve, duke u shkatërruar me buldozer – ato i përkisnin kontrabanduesve (Foto/Video)

Presidenti filipinas urdhëron filmimin e veturave super luksoze që kapin vlerën e 1 milion funteve, duke u shkatërruar me buldozer – ato i përkisnin kontrabanduesve (Foto/Video)

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte, ka urdhëruar shkatërrimin e 30 veturave luksoze vlera totale e të cilave kapë shumën e 1 milion funteve, ndërsa gjatë shkatërrimit me buldozer ai moment i shumëpërfolur është filmuar që të shërbejë si leksion për të tjerët.

Në mesin e veturave të shkatërruara ishin 10 BMW, Mercedes Benz, Lexus, Corvette Stingray, Ford Explorer Base 3.5L, Jaguar Type S, Audi S5 dhe Jeep Wrangler. Gjithashtu është shkatërruar edhe një veturë McLaren, që kushton hiq më pak se 200 mijë funte, transmeton Telegrafi.


Në video shihen 20 vetura që në total kapin vlerën e 850 mijë funteve duke u shkatërruar me buldozer, pranë oborrit të zyrave të doganës në Manila.

Dhjetë vetura tjera janë shkatërruar në portin e Davos në Cebu, ndërsa gjatë një konference për media, zëdhënësi i qeverisë Harry Roque, se edhe 70 vetura tjera luksoze janë duke u bërë gati të shkatërrohen.

Të gjitha veturat janë klasifikuar si të “përdorura” përveç tri veturave të markave të njohura Toyota dhe Mercedes Benz që janë konfiskuar në portin e Davaos.

Presidenti i vendit kohë më parë ka deklaruar se të gjithë veturat janë konfiskuar pasi është konstatuar se janë kontrabanduar duke u munduar të shmangin obligimet ndaj shtetit siç janë taksat.

Ndërkaq ka refuzuar që këto vetura të shiten në ankand, pasi sipas tij kjo metodë do t’ju ndihmonte kontrabanduesve që t’i blejnë në mënyrë ligjore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori