LAJMI I FUNDIT:

Presidenti bolivian pas dorëheqjes, përshëndetet me qytetarët pas 14 viteve në pushtet: Motra dhe vëllezër, dua t’iu them se lufta jonë nuk ka përfunduar

Presidenti bolivian pas dorëheqjes, përshëndetet me qytetarët pas 14 viteve në pushtet: Motra dhe vëllezër, dua t’iu them se lufta jonë nuk ka përfunduar

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales pas presionit të opinionit publik dhe atij të ushtrisë e protestave disa javore, ka dhënë dorëheqje pas 14 viteve që ishte në pushtet.

Morales ka dhënë dorëheqje të dielën, pas presionit ushtarak dhe atij të opinionit publik. E gjitha kjo ndodhi pasi u rizgjodh presidenti i Bolivisë më 20 tetor që shkaktoi protesta të dhunshme, transmeton Telegrafi.

“Jap dorëheqje që vëllezërit dhe motrat tona të mos jenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve”, ka deklaruar Morales gjatë një paraqitjeje televizive që transmetohej live edhe në rrjetet sociale.


“Motra dhe vëllezër, dua t’ju them se me këtë lufta jonë nuk përfundon, do të vazhdojnë të luftojmë për unitet dhe paqe. Tani është detyra ime si president të gjej një mënyrë për ta qetësuar situatën”, ka shtuar Morales.

Në anën tjetër komandanti i forcave të armatosura i Bolivisë, Williams Kaliman, ka deklaruar se ishte pikërisht ushtria ajo që i sugjeroi Evo Moralesit të japë dorëheqje, duke shpresuar se me këtë veprim do të ndihmonte në krijimin e një shteti më stabil, e një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe opozita dhe sindikatat.

“Pas një analize të konfliktit të brendshëm në shtet, kemi kërkuar nga presidenti i vendit të heq dorë nga mandati i presidentit me qëllim që të ketë paqe dhe të ruhet stabilitetit i Bolivisë”, ka shtuar Kaliman para gazetarëve.

Forcat armatosura më herët kanë njoftuar se kishin urdhëruar forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë, të fillojnë operacionin për “neutralizimin” e grupeve të armatosura që funksionojnë jashtë kornizave ligjore.

Protestat dhe dhuna kishte shpërthyer në Bolivi pas zgjedhjeve të mbajtur në fund të tetorit, në të cilat doli fitues Evo Morales, kurse në dhunën e shkaktuar deri më tani janë vrarë tre persona dhe janë lënduar 300 tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori