Presidenti Joe Biden po u bënë thirrje kompanive amerikane që të rrisin sigurinë e tyre dixhitale për shkak se “informacionet e zbulimit” sugjerojnë se Rusia po shqyrton mundësinë e fillimit të sulmeve kibernetike kundër objektivave të infrastrukturës kritike ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Në një takim me drejtuesit e korporatave, i cili mbahet një here në tre muaj, Biden u tha udhëheqësve të biznesit se ata kanë një “detyrim patriotik” për të forcuar sistemet e tyre kundër sulmeve të tilla. Ai tha se ndihma federale është në dispozicion të tyre, nëse ata e duan atë, por se vendimin për rritjen e sigurisë së sistemeve kompjuterike duhet ta marrin vetë kompanitë.
Ai ka theksuar se administrata ka lëshuar “paralajmërime të reja se, bazuar në informacionet e agjencive të zbulimit, Rusia mund të planifikojë një sulm kibernetik kundër nesh. Fuqia e kapacitetit kibernetik të Rusisë është mjaft e madhe dhe vazhdon të rritet”.
Këshilltarja për sigurinë kibernetike, Anne Neuberger shprehu zhgënjimin në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën se disa entitete të infrastrukturës kritike kanë injoruar alarmet nga agjencitë federale për të rregulluar problemet e njohura në programet kompjuterike që mund të shfrytëzohen nga hakerët rusë.
“Pavarësisht nga këto paralajmërime të përsëritura, ne vazhdojmë të shohim kundërshtarë që komprometojnë sisteme që përdorin dobësi të njohura për të cilat ka riparime. Kjo e bën shumë më të lehtë punën e hakërëve”, tha Neuberger.
Qeveria federale ka lëshuar paralajmërime për kompanitë amerikane mbi kërcënimet e paraqitura nga hakerët shtetërorë rusë shumë kohë përpara se Rusia të fillonte sulmin ndaj Ukrainës.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës ka nisur fushatën “Mburoja lart” që synon të ndihmojë kompanitë të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe u ka kërkuar kompanive të mbështesin të dhënat e tyre, të aktivizojnë vërtetimin e identitetit të punonjësve në sistemet kompjuterike me shumë hapa dhe të ndërmarrin masa të tjera për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike.
Neuberger tha se nuk kishte asnjë informacion zbulimi që sugjeron një sulm të veçantë kibernetik rus kundër objektivave të Shteteve të Bashkuara, por ajo shtoi se ka pasur rritje të “aktivitetit përgatitor”, si skanimi i faqeve të internetit dhe përpjekjet për të gjetur dobësi në sisteme, që është një punë e zakonshme për hakerët shtetërorë.
Në një deklaratë, presidenti Biden tha se Rusia mund të nis një sulm kibernetik kundër objektivave amerikane si hakmarrje për “vendosjen e sanksioneve që i kanë shkaktuar pasoja ekonomike të jashtëzakonshme” Moskës.
“Kjo është pjesë e strategjisë së Rusisë”, ka theksuar Biden.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë vendosur një sërë sanksionesh që synojnë të gjunjëzojnë ekonominë ruse dhe Biden njoftoi së fundmi vendi do të dërgojnë më shumë armë kundërajrore, pajisje ushtarake dhe dronë për të ndihmuar Ukrainën. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit