LAJMI I FUNDIT:

Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për kampin e ardhshëm të ekipit kombëtar, i cili do të zhvillohet në muajin qershor, si dhe për përgatitjet sa më të mira për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve që nis në shtator.

Në këtë takim, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë për trajnerin Foda dhe shtabin e tij teknik.


Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes sa më të mirë për kampin e qershorit, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për të konsoliduar ekipin për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Presidenti Ademi vuri në dukje se 2024-ta është një vit shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Kosovës, duke kërkuar nga trajneri Foda dhe lojtarët që të japin maksimumin e tyre për të arritur rezultatet e kërkuara. Ai shprehu besimin se me një punë të përbashkët dhe një përkushtim të plotë, ekipi mund të realizojë objektivat e vendosura dhe të bëjë krenarë Dardanët.

Nga ana e tij, trajneri Franco Foda falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për të arritur suksesin dhe për të bërë më të mirën me Kombëtaren e Kosovës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori