LAJMI I FUNDIT:

Prej ekonomisë së gjelbër, numri i të punësuarve pritet të arrijë në 5000

Prej ekonomisë së gjelbër, numri i të punësuarve pritet të arrijë në 5000

Hapet edicioni i tretë i festivalit të gjelbër në Prishtinë, ku me këtë rast ushtruesja e detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, ka thënë se tregon rëndësinë e energjisë së gjelbër dhe në shtimin e ekonomisë së Kosovës.

Ajo shtoi se duke parë potencialin në Kosovë, ky vend mundet që me ekonominë e gjelbër të ndikon edhe në shtimin e numrit të të punësuarve.

Ministri i MZHE, Valdrin Lluka deklaroi se në bazë të strategjisë për energji e ripërtërishme dhe energjia efiçiente, Qeveria ka ndarë 80 milionë euro për këtë sektor mjaft të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.


Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha theksoi se Kosova është e pasur shumë me burime natyrore, dhe dyfishimi i kompanive pjesëmarrëse krahasuar me vitin e kaluar është një indikator investime në sektorin e ekonomisë së gjelbër, e cila rritë ekonominë dhe rritë numrin e të punësuarve.

Ky festival organizohet çdo vit për t’i promovuar bizneset e gjelbra të Kosovës dhe për ta ngritur vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencës të energjisë.

Vitin e kaluar 23 kompani pjesëmarrëse i kanë gjeneruar 1.3 milion euro në shitje gjatë tri ditëve të kësaj ngjarje, ndërsa këtë vit me 41 biznese kosovare që do t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Pavijonin e Gjelbër, pritet që të lidhen më shumë kontrata dhe marrëveshje për eksport. Deri më sot ky projekt i ka krijuar mbi 3200 vende të reja të punës më mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019. Edicioni i tretë i festivalit të gjelbër do të mbahet nga data 19 deri 21 shtator në sallë e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori