Prapaskenat në zhveshtoren e Barcës dhe vendimi për të luajtur pa tifozë ndaj Las Palmas (Foto)

Barcelona këtë fundjavë zhvilloi ndeshjen e rregullt në La Liga ndaj Las Palmas, në mënyrë mjaft të pazakontë – pa tifozët e flaktë në Camp Nou.
Shumë tifozë mbetën pa shikuar duelin, për shkak se klubi mori vendim që kjo ndeshje të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për shkaqe sigurie, pas tensioneve në vigjilje të referendumit pavarësi nga Katalunia.

Vendimi për të luajtur prapa dyerve ndaj Las Palmas ishte marrë në zhveshtore pak para fillimit të ndeshjes në një takim që e mbajti Bartomeu me skuadrën. Siqoqoftë, presidenti tashmë e kishte shumë të qartë idenë se çka ka dashur ai të bëj, pasi as La Liga e as Las Palmas nuk do të pranonte mos zhvillimin e kësaj ndeshje.
Presidenti Bartomeu shkoi në zhveshtore i shoqëruar nga zëvëndëspresidenti, Jordi Mestre dhe u takua me lojtarët. Ai sqaroi situatën para tyre dhe u tha se ata rrezikojnë të humbasin gjashtë pikë nëse klubi vendos të mos zhvillojë këtë takim.
https://www.youtube.com/watch?v=riMXdX9SXws
“Nëse e humbim titullin për këto gjashtë pikë, askush nuk do të kujtojë vendimin tonë për të mos zhvilluar ndeshjen dhe e vetmja gjë që do të mbahet mend do të jetë fakti që nuk jemi kampionë. Ne kemi shumë për të luajtur në sport”, u shpreh Bartomeu.
Presidenti e kuptoi se shumica e lojtarëve ishin për t’u zhvilluar takimi. Një prej tyre ishte Iniesta, i cili kërkoi që të mos dihej publikisht që lojtarët kërkuan këtë.
“Mos na e lëni vendimin neve, kjo është gjë e klubit”, theksoi Iniesta.
Në anën tjetër ishte një klub i vogël lojtarësh me në krye Gerard Piquen, i cili nuk dëshiroi që të luante këtë takim. Me të i pajtimit ishte edhe Sergi Roberto. Shumica e stafit në anën tjetër kanë dashur të luajnë. Messi nuk tha asgjë.

Valverde më pas iu bashkua diskutimit dhe tha se ai është në dijeni për atë që mund të humbasë klubi në aspektin sportiv, por se do të duhej marrë vendimin më të mirë për klubin si institucion.
Pas këtij takimi, udhëheqësit e klubit ishin ata që komunikuan se ndeshja do të luhet prapa dyerve të mbyllura. Bartomeu insistoi se vendimi ishte i tij për të zhvilluar këtë ndeshje.
Barcelona mposhti pa probleme Las Palmasin me rezultat 3-0 duke mbajtur hapin në krye të kampionatit spanjoll, përkundër situatës mjaft problematike në Katalauni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë