Këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ajo ka realizuar bashkëpunimin e radhës me Bardhin, ku i përfshirë është edhe artisti Matolale.


Kënga e tyre mban titullin “Shtinja Flakën” dhe reagimet e para të publikut ishin tejet pozitive.

Screenshot 11 14 Foto: Screenshot/Instagram

Biondja ka publikuar një video nga prapaskenat e videoklipit, ku ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Ajo në një pjesë të kësaj kënge u shfaq me të brendshme të zeza dhe një fustan transparent sipër.

“A ja kena shti flakën”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Reagimet qenë të menjëhershme duke e përgëzuar artisten për dukjen në video. /Telegrafi/