Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Bashkinë e Himarës.

Bëhet fjalë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, të cilat në total janë 36 kuti.


Bëhet me dije se kërkesa është miratuar vetëm me 2 votat e anëtarëve të KAS.

Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku kandidati Vangjel Tavo i PS mposhti me një rezultat të thellë votash kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria. /Telegrafi/