LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu Brothers sjell ofertë speciale për shtëpitë në lagjen “Vargu i Blertë”

Pozhegu Brothers sjell ofertë speciale për shtëpitë në lagjen “Vargu i Blertë”

Pozhegu Brothers tani ofron shtëpi në lagjen “Vargu i Blertë” me çmime speciale në ndërtim e sipër që ju mund të bëni tuajat. Këto shtëpi  e kanë të përfunduar fasadën, dritaret, kulmin, rrethojat, dhe kyçjen me ujë, kanalizim dhe elektricitet. 

Me metoda shume te volitshme te pagesës për çdo klient duke ofruar mundësinë e blerjes direkt me kompaninë me pjesëmarrje 50% në nënshkrim të kontratës dhe 50% me këste fleksibile pa kamatë direkt me kompaninë për 36 muaj.

Gjithashtu Pozhegu Brothers ofron mundësinë e blerjes përmes financimit bankar duke filluar me 10,000 euro pjesëmarrje dhe pjesën tjetër me këste mujore deri ne 25 vite. 

Çka duhet të dili për lagjen”Vargu i Blertë”?

“Vargu i Blertë” është një vend i veçantë me gjelbërim, pranë qendrës shtëpi të madhësive të ndryshme që po presin pronarë të rinj. Tani ka një ofertë për shtëpi që janë gati nga jashtë – me mure të bëra, dritare të vëna, çati të përfunduar, dhe me ujë dhe rrymë të kyçur – dhe Pozhegu Brothers ju jep mundësinë të përfundoni brendinë si ju e dëshironi. 

Kjo do të thotë se ju mund të zgjidhni ngjyrat, pllakat dhe çdo gjë tjetër që dëshironi për ta bërë shtëpinë tuaj unike. Mundësia e financimit është më e lehtë se kurrë të merrni çelësat e një shtëpie të bukur në një nga lagjet më unike të qytetit. 

Lagjia “Vargu i Blertë” nga Pozhegu Brothers ofron një gamë të gjerë shtëpish që variojnë në stil dhe madhësi, duke përfshirë shtëpi në varg prej 34 njësish dhe shtëpi dyshe me 14 njësi. Të gjitha janë dizajnuar me qëllim për të shfrytëzuar çdo centimetër të hapësirës në mënyrë efikase dhe për të bashkëjetuar në harmoni me mjedisin e rrethues. 

Me një infrastrukturë të qëndrueshme dhe eficiente që përfshin kulme të gjelbra dhe materiale të riciklueshme, lagjja garanton një jetë të shëndetshme pranë natyrës. Me shërbim mirëmbajtjeje 24 orësh dhe hapësira të kujdesshme të jashtme, “Vargu i Blertë” është më shumë se një adresë – është një stil jetese.   

Për të mësuar më shumë rreth këtyre ofertave speciale dhe për të realizuar ëndrrën tuaj për një shtëpi të re, kontaktoni Pozhegu Brothers sot.  

Për më shumë informacione kontaktoni:  

Facebook: Pozhegu Brothers   

Nr.tel: 045 543 222   

E-mail: sales@pozhegubrothers.com