Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë si të dyshuar për posedim dhe shitje të narkotikëve.

Policia e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se ka marrë informacione dhe, pas dyshimeve të arsyeshme, ka lokalizuar dhe identifikuar një person për veprimtarinë e kundërligjshme.


Personi i dyshuar, sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar atij iu gjetën dhe sekuestruan 10.4 gramë marihuanë.

“Në vijim të veprimeve hetimore, me autorizim të prokurorit është realizuar edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit trupor të një personi tjetër (femër), është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.”- ka njoftuar Policia.

Ndaj të dyshuarës është inicuar rasti penal “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” kurse ndaj të dyshuarit “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë.