Një grua super në formë, ka tronditur ndjekësit me trupin e saj, kur ndau një video në TikTok duke u stërvitur pranë pishinës.
Në këtë video, ajo që bie në sy më së shumti është barku i saj i tonifikuar, transmeton Telegrafi.
Monica Bousquet shihet në video duke ecur pranë pishinës me një palë pantallona të shkurta xhins, syze dielli dhe bikini në pjesën lartë, duke treguar barkun e saj muskuloz.
Bousquet e cila është 60-vjeçare, dhe është influencuese fitnesi nga Portugalia, hoqi më pas xhinset dhe kreu disa ushtrime pranë pishinës. /Telegrafi/
@monicabousquet Treininho de domingo ??#health #fitness #fitnessmotivation #treino #academiaemcasa #vidafitness #confereoshape ♬ Pilantra – Jão & Anitta