Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), në partneritet me galerinë “Gagosian”, ka realizuar ekspozitën e quajtur “Portretet e vajzave në konflikt”. Ekspozita, donatorët dhe Qeveria britanike synojnë të mbledhin fonde për një program që merret me kequshqyerjen në Nigeri. Ditorja “Guardian” ka bërë përzgjedhje të disa fotove nga ekspozita, të cilat Telegrafi i përcjell si më poshtë.
Shoqet, nga e majta në të djathtë: Asha Shoaib Hassa, Hibo Saeed, Ampiya Mustafa, Shamsa Mohammed dhe Nurta Issa janë nga Somalia, por jetojnë si refugjate në kampin Helovin në Etiopi. Ampiya, 15 vjeçe, ka qenë pjesë e programit “Girl Shine” të IRC-së, ku mësoi për të drejtat e vajzave. Më shumë se 200 mijë somalezë jetojnë në pesë kampe të Etiopisl, ndërsa vetëm në Helovin aktualisht jetojnë 40 mijë vetë. Ampiya thotë: “Është e rëndësishme që gratë të jenë lidere në mënyrë që të mund të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet në komunitet dhe të kuptojnë se çfarë gjërash po ndodhin”. Fotografia: Martha Tadesse/IRC
Sarra dhe motra e saj është dashur të lëvizin katër herë që nga fillimi i luftës në Siri dhe tani jetojnë në një kamp për njerëzit e zhvendosur. Nëna e tyre, Najwan, ëndërron t’i rrisë fëmijët në fshatin e tyre të lindjes: “Jetonim në shtëpinë tonë, sigurt dhe rehatshëm, duke i shijuar shërbimet si uji i rrjedhshëm dhe energjia elektrike. Kishim cilësi të mirë jetese. Nuk ka krahasim mes shtëpisë dhe çadrës.’Fotografia: Anas Alkharboutli/IRC
Në Nigeri, Fatima Shuaibu, tetë vjeçe, i tregon nënës së saj, Habiba, se çfarë ka mësuar të vizatojë në klasë. Fatima jeton me nënën, vëllezërit e motrat e saj në Damaturu të shtetit Jobe. Kur të rritet, dëshiron të bëhet mjeke. Fotografia: Etinosa Yvonne/IRC
Në Afganistan, Mosina viziton një klinikë shëndetësore të mbështetur nga IRC-ja, kontrollin e Seemas gjashtëmuajshe. Mosina ka tetë fëmijë dhe jeton në varfëri ekstreme. E ka sjellë në jetë Seeman, në këtë klinikë, dhe është e kënaqur me cilësinë dhe kujdesin që ka marrë nga mamia dhe nga mjekët. E humbi fëmijën e saj të fundit gjatë lindjes në një klinikë tjetër, shkaku i mamive, siç thotë ajo. Ajo dhe burri i saj ishin shumë të shqetësuar se si do të shkonte lindja e Seemas në nëntor 2021. Fotografia: Kellie Ryan/IRC
Wahide, nëntë vjeç, në programin “Save Healing and Learning Space” në Kala-i-Nau në Afganistan. Çdo klasë ka rreth 30 nxënës, të cilët për 10 muaj takohen gjashtë ditë në javë. Fotografia: Stefanie Glinski/IRC
Një vajzë ukrainase në pikën e kalimit kufitar Medika në Poloni, më 5 mars 2022. Meqenëse burrat e moshës 18 deri në 55 vjeçare nuk mund të largohen nga vendi, shumica e atyre që ikin janë të moshuar, gra dhe vajza. Shumë prej tyre nuk patën kohë t’i mbledhin dokumentet e identitetit dhe si rrjedhojë janë në rrezik më të madh të dhunës seksuale, dhunës mbi bazë gjinore dhe të trafikimit. Fotografia: Francesco Pistilli/IRC
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje