LAJMI I FUNDIT:

Porto i zbulon 11 skuadrat që e kërkojnë Brahimin

Porto i zbulon 11 skuadrat që e kërkojnë Brahimin

Mesfushori algjerian, Yacine Brahimi është në prag të largimit nga kampionati portugez.

Anëtari i Portos ka shkëlqyer në dy vitet e fundit dhe ai është gati si duket për një klub dhe kampionat më të madh.

Ka qenë kampioni i shumëfishtë i Portugalisë që ka zbuluar se për shërbimet e Brahimit interesim kanë shfaqur 11 skuadra nga katër kampionate të ndryshme.


Brahimi në Angli kërkohet nga Arsenal, Manchester United, West Ham United dhe Manchester City.

Milan, Juventus dhe Napoli janë tri skuadrat italiane që e duan anësorin këmbëshpejtë.

Ndërkohë dy skuadra nga Spanja, Atletico Madrid dhe Sevilla si dhe dy të tjera nga Franca, Monaco dhe Marseille janë vënë pas tij.

26-vjeçari ka kontratë me kaltër e bardhët deri në vitin 2019, ndërsa klubi portugez i ka caktuar edhe shumë e largimit.

Ajo skuadër që e dëshiron ish-anëtarin e Rennes dhe Granada, duhet të paguajë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Kahn tenton blerjen e gjigantit francez, por refuzohet oferta e tij

Kahn tenton blerjen e gjigantit francez, por refuzohet oferta e tij

Ligat tjera
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League
Manchester City po humbet betejën për transferimin e Wirtz

Manchester City po humbet betejën për transferimin e Wirtz

Ndërkombëtare
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Salah ka refuzuar ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për të qëndruar te Liverpooli

Salah ka refuzuar ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për të qëndruar te Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori