Shkëndija e Tetovës në fundjavë do të luajë me Makedonija Gjorce Petrovin për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Kuqezinjtë pësuan disfatë në xhiron e fundit, kur u mundën nga Sileksi në minutat shtesë në Kratovë, ndërsa para duelit me ekipin nga kryeqyteti, për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, ka folur portieri Davor Taleski.
“Natyrisht se ndjehemi keq për disfatën dhe dëshpërimin që ky rezultat solli te tifozët tanë, mirëpo sado që të na dhemb, dështimet janë pjesë e futbollit. Ajo që kaloi nuk kthehet mbrapa dhe neve na mbetet që të punojmë shumë për tu përgjigjur në fushë me fitore të reja”, thotë Davor Taleski.
Gardiani kuqezi kishte momente fantastike në Kratovë dhe fatkeqësisht humbja la në hije penalltinë e pritur dhe më pas edhe tentimin e dytë të sulmuesit të Sileksit, ndërsa në çastet e fundit të ndeshjes pak mungoi të barazonte rezultatin me goditje me kokë kur kishte dalë para për të ndihmuar sulmin pas një rivënie nga këndi.
“Futbolli është sport kolektiv dhe ne bashkë fitojmë e bashkë humbim. Ndonjëherë portieri mund mos jetë në nivel, por skuadra shënon më shumë dhe vjen suksesi, apo e kundërta me një gol merr tre pikë nëse portieri ka super pritje. Sigurisht se ndjej keqardhje qoftë për faktin se prita penalti dhe do doja kjo t’i shërbente ekipit, apo nëse në fund goditja ime me kokë të sillte barazim”, sqaron Taleski, derisa shton.
“Ne shikojmë përpara, tani vëmendjen e kemi te sfida e radhës me Makedonija Gj.P.. Besoj do të jemi në nivel, me lojë të sigurt të kthehemi në rrugën e suksesit dhe të ruajmë pozitën e parë në renditje”, përfundoi portieri, Davor Taleski.
Shkëndija si lidere e renditjes dhe me një ndeshje më pak të luajtur ka mundësi që në ndeshjen e fundjavës me tre pikë të përforcojë kreun, derisa fitorja do e kthente në rrugën e suksesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri