LAJMI I FUNDIT:

Port jahtesh në Kepin e Rodonit, jepet me koncesion zona më e frekuentuar turistike

Port jahtesh në Kepin e Rodonit, jepet me koncesion zona më e frekuentuar turistike

Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Kepi i Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet “Marina Rodon” (jo ekzistues). Këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve, bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k dhe “R&T” sh.p.k, me aksionerë Roland Ziun dhe Renis Tershana.

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port.


Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Në garë nuk kanë marrë pjesë kompani të tjera përveç bashkimit të këtyre dy kompanive, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë ankesë. Afati i negocimit të Kontratës do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. Po ashtu kompanitë duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh pranë Ministrisë së Infrastrukturë (përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat)

Aktualisht janë aktive disa koncesione për porte Jahtesh ku një prej tyre në Shëngjin, një në kalanë e Turrës në zonën e Kavajës dhe një tjetër në zonën e Durrësit por asnjë prej tyre nuk është përfunduar/shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori