LAJMI I FUNDIT:

Porsche planifikon të vendosë një rekord për veturat manuale

Porsche planifikon të vendosë një rekord për veturat manuale

Andreas Preuninger, kreu i divizionit sportiv GT të Porsche, tha javën e kaluar se mbajtja e transmisionit manual ishte një pjesë “super e rëndësishme” e biznesit të tij.

Kjo ka kuptim, duke marrë parasysh se rreth gjysma e të gjitha GT3-ve të shitura në SHBA janë me tre pedale, përcjell Telegrafi.

Si një mënyrë për t’u përkushtuar më tej, Preuninger zbuloi planet për të vendosur rekordin për veturat manuale në Nurburgring duke përdorur GT3 të ri, të debutuar këtë vit.


“Ajo që unë do të mendoja është interesante, të shënojmë një rekord të ri për veturat manuale”, tha Preuninger.

Deri më tani, Porsche ka përdorur një veturë të pajisur me automatik për të vendosur gjirot e saj zyrtare në pistën gjermane.

Ndryshe nga rekordi i përgjithshëm, i cili është zhytur në territorin e mesit të 6 minutave, rekordi për veturat e prodhimit manual në Nurburgring ka qëndruar në pak më shumë se 7 minuta për gjashtë vitet e fundit.

Koha e gjiros 7:01.3, e mbajtur nga një Dodge Viper ACR, u vendos në shtator 2017. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori