Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, Porsche nuk do të vendos ekrane të mëdha të pavarura në veturat e tyre.

Michael Mauer, projektuesi kryesor i Porsche, tha në një intervistë të fundit me Australia's Drive se kompania planifikon të ofrojë vetëm ekrane me madhësi të përshtatshme dhe, kur është e mundur, instrumente analoge.


"Jam shumë i lumtur që nuk po ndjekim atë që shumica e të tjerëve po bëjnë tani", tha Mauer.

8a7b0cc1 15a4 45eb 90b9 d5704226a014

"Sa i përket ekranit, ne gjithmonë kemi thënë se ai duhet të integrohet para së gjithash, në vend që të ndërtohen këto tableta të mëdha të pavarura në automjet", tha ai.

Porsche zëvendësoi treguesit mekanikë me një panel digjital të lakuar në modelet e reja si Taycan dhe Cayenne.

Konsumatorët u ankuan për vendimin e Volkswagen për të kaluar kontrollet në një ekran të madh me prekje, pas së cilës Volkswagen ndryshoi mendje dhe vendosi të ri-inkorporojë butonat fizikë në modelet e reja. /Telegrafi/