Fushata për zgjedhjen e udhëheqësit të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe po bëhet gjithnjë e më interesante. Papritmas, Jeremy Corbyn doli në pozitën e kandidatit me gjasa shumë të mëdha për udhëheqës të kësaj partie. Popullariteti i Corbyrnit, në mënyrë të çuditshme, është në rritje të shpejtë. Ai, duke e sulmuar programin e David Cameronit, i cili është duke sjellë varfëri te shtresa e ulët e britanikëve, ka marrë përkrahje nga shumë anëtarë laburistë, nga partitë tjera opozitare, por edhe nga një pjesë konsiderueshme e medies.
Një gjë e tillë, dje e detyroi Tony Blairin të deklarohej për këtë çështje. Blair, në mënyrë indirekte, ka porositur anëtarët e partisë që të mos e përkrahin Jeremy Corbynin, pasi që ai do ta largoj Partinë Laburiste nga qendra në drejtim të së majtës, ndoshta ekstreme. Blair ka bërë me dije që përkrahja ndaj Corbynit është tendencë për kthim të partisë në të kaluarën.
Jeremy Corbyn ishte nga laburistët e paktë që e sulmonte politikën e Blairit dhe sidomos bombardimin e caqeve ushtarake serbe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Ai, së bashku me Toni Bennin, u solidarizua në Parlament në përkrahje të Serbisë e cila gjë nënkuptonte përkrahjen e Millosheviqit. Për shqiptarët e Britanisë së Madhe, Corbyn, sidomos Benn, kanë qenë figura që urreheshin pa masë pasi që ishin të vetmit politikanë që dolën për të demonstruar kundër bombardimeve. Madje, këta dy politikanë laburistë organizuan një grup të serbëve dhe të disa britanikëve majtistë ekstrem dhe ‘vigjëluan’ plot 78 ditë para 10 Downing Street duke shprehur solidarizim me Serbinë.
Para një viti, kur u shënua 15 vjetori i bombardimeve, Jeremy Corbyn ka botuar një artikull në gazetën e përditshme të Beogradit ‘ПОЛИТИКА’ ku ka çmuar lartë heroizmin e popullit e serb. Sipas tij, serbët, së bashku me ushtrinë e tyre profesionale u bënë ballë me sukses sulmeve të NATO-s.
Është e pakuptueshme që një njeri i këtillë të bëhet udhëheqës i një partie të madhe dhe serioze britanike (por edhe evropiane) dhe të sjellë ndryshime radikale në politikën britanike. Por, nuk është e pamundur. Sidoqoftë, ky fakt është brengosës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë