LAJMI I FUNDIT:

POPULL I FISËM, POPULL I ULËT

POPULL I FISËM, POPULL I ULËT

Poezi nga: Nathan Zach
Përktheu: Maksim Rakipaj

Një popull i fisëm nis luftën e shenjtë
kundër një populli të ulët.
Hëna e plotë dhe Shpirti i Shenjtë
thonë se do të shkojë mbarë:
varrezat do të mbushen plot.

Populli i ulët mbledh armë
për betejën e fundit
fundja ç’ka për të humbur
nga kjo jetë e turpshme
por më mirë të presësh fundin e muajit
sa të futësh në xhep rrogën e fundit.


Luftë, me një fjalë, bien dakord të dyja palët,
shpirtrat qetësohen për zgjidhjen përfundimtare,
vajtojcat përgatisin fytin për kujën e ardhshme
vetëm një kalama rend poshtë e lart
ende i lirë nëpër rrugë
dhe me fytin e tharë ulërin:
“Po unë i shkreti? Si do të më vejë halli?”