Poposki - Hellbach: Nevojitet forcimi i integrimeve evropiane për një stabilitet afatgjatë të rajonit
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, ka realizuar takim me përfaqësuesin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-së në kuadër të Ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur MPJ-ja, bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën për forcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe përparimit në rajon.
Në taim është rikonfirmuar mbështetja e Gjermanisë për tentimet e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























