Hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian është faktor për sigurimin e stabilizimit afatgjatë dhe prosperitetit të Ballkanit.

Për këtë dëshmon edhe rekomandimi i shtatë nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave, reformat afatgjate si dhe përgjegjësia që e tregojmë gjatë menaxhimit me krizën e refugjatëve, porositi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin e djeshëm joformal ministror në Vjenë.


Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, takimin ministror e hapi ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc, i cili porositi se Austria mbetet partner i përkushtuar i Republikës së Maqedonisë në procesin integrues euroatlantik.

Eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn për Maqedoninë, theksoi se zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor dhe fokusi në reformat kyçe është themel për përparimin e vendit tonë në eurointegrime./Telegrafi/