Polonia sërish kërcënohet nga një tiran – Evropa këtë herë nuk duhet ta kthejë kokën në anën tjetër
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Duken paksa të fryra deklaratat e fundit të panikut për një luftë të tretë botërore. Megjithatë, është real dhe në rritje kërcënimi specifik për Evropën Lindore, i paraqitur nga regjimi agresiv revizionist i Rusisë. Si në të kaluarën, Polonia është në vijën e parë të betejës për Ukrainën, betejë kjo që lehtësisht mund të përhapet. Duke u përpjekur për të forcuar mbrojtjen, Britania e Madhe dhe shtetet evropiane të NATO-s duhet të vendosin: ky është viti 1920 apo 1939?
Siç e dinë të gjithë polakët, Beteja e Varshavës, 104 vjet më parë këtë gusht, përfundoi me fitoren e famshme të mareshalit Józef Piłsudski kundër Ushtrisë së Kuqe pushtuese, fitore që siguroi pavarësinë e vendit të tyre. Ata e quajtën “Mrekullia në Vistulë” – sipas lumit që lidh qytetet kryesore të Polonisë. Vladimir Lenini u ankua për “humbjen e madhe” për ambiciet revolucionare bolshevike në Evropë.
Shtatori i vitit 1939 mbahet në mend për arsye të kundërta. Një përbindësh tjetër totalitar, Gjermania naziste, i binte derës me çekan. Polakët besonin se Franca dhe Britania do të vinin në ndihmë – nëse ata do të sulmoheshin. Por, kur Hitleri pushtoi, nuk u realizua përgjigja efektive ushtarake e aleatëve. Polonia ra në duart e fashizmit. Pasuan tmerret e papërshkrueshme. Polonia e kujton këtë histori dypjesëshe – edhe nëse shumëkush në Evropë këtë nuk e bën – dhe ka nxjerrë mësimet nga kjo. Në dekadën e fundit, Polonia ka dyfishuar forcat e saj të armatosura. Ushtria më e madhe tokësore evropiane e NATO-s do të pajiset me tanket dhe me raketat më të fundit luftarake të prodhuara nga ShBA-ja. Dhe, që nga pushtimi i Rusisë dy vjet më parë këtë muaj, Polonia e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën.
Strategjia bazë e Varshavës është e dyfishtë: të bind Vladimir Putinin, presidentin grabitqar të Rusisë, se nuk do të përparojë agresioni i mëtejshëm përgjatë krahut lindor të NATO-s – përfshirë veprimet kundër Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë; dhe, të bind partnerët e Evropës Perëndimore se edhe ata duhet të përmirësojnë veten.
Nëse nuk do të ketë sukses në këto synime, do të rrezikohen e vërteta mbresëlënëse për kombin e sigurt polak nga periudha e pasluftës së Ftohtë, si dhe “mrekullia” ekonomike që ka përjetuar që nga anëtarësimi në NATO më 1999 dhe BE më 2004. Sfida me të cilën përballet populli polak është potencialisht ekzistenciale. Frika përsëri ka të bëjë me vitin 1939. Është e panjohur ideja se Polonia do të marrë drejtimin e Evropës, megjithëse kjo ishte normë në shekujt XVI dhe XVII. Energjia dhe idetë polake, ndonëse shpeshherë u shtrembëruan nën qeverinë e mëparshme të së djathtës, i kanë vënë në turp politikanët e dobët në Berlin, në Paris dhe në Londër. Duke vizituar Kievin muajin e kaluar, Donald Tusku, kryeministri i sapozgjedhur, lëshoi një thirrje të guximshme. “Këtu, në Ukrainë, zhvillohet fronti botëror midis së mirës dhe së keqes”, tha ai.
Teksa Tusku – ish-president i këshillit të BE-së – rindërton urat për në Bruksel të cilat u rrënuan nga paraardhësit euroskeptikë, Evropa po merr mesazhin. Në takimet e javës së kaluar, ai dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë ringjallën të ashtuquajturin Trekëndësh i Vajmarit – një platformë e bashkëpunimit politik, e mbrojtjes dhe sigurisë me qëllime pan-evropiane.
“Nuk ka asnjë arsye pse duhet të jemi ushtarakisht më të dobët se Rusia … Rritja e prodhimit [armëve] dhe intensifikimi i bashkëpunimit tonë janë prioritete të padiskutueshme”, tha Tusk. BE-ja duhet të bëhet “fuqi ushtarake”, këmbëngul ai. Në mënyrë domethënëse, Varshava nuk i hedh më poshtë idetë franceze për autonominë strategjike evropiane që më parë konsiderohej si e dëmshme për NATO-n.
Përpjekja polake për unitet dhe integrim më të madh vjen në mes të shqetësimit të thelluar midis anëtarëve evropianë të NATO-s – për mos angazhimin e ShBA-së nëse Donald Trumpi rizgjedhet president. Trumpi shpeshherë kundërshton NATO-n dhe BE-në. Ai kërcënon se e “inkurajon” Rusinë të sulmojë vendet anëtare që ai nuk i pëlqen. Ai është elefanti në dhomë e Konferencës së Sigurisë të Munihut të kësaj fundjave.
Për momentin, mbeten të pandryshuara angazhimet transatlantike të Uashingtonit. Polonia do të bashkëorganizojë stërvitjen e NATO-s të kësaj pranvere, Steadfast Defender 2024, që është më e madhja që nga kolapsi sovjetik. Rreth 90 mijë trupa do të ushtrojnë përforcimin amerikan në krahun lindor të NATO-s, në rast të një sulmi hipotetik rus. Angazhimi proaktiv i Polonisë ndihmon gjithashtu në zhvendosjen e qendrës së gravitetit të sigurisë evropiane drejt Lindjes, siç ilustrohet nga vizitat e javës së kaluar në Poloni dhe në Bullgari të David Cameronit, të sekretarit të Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Por, Brexit-i e ka dobësuar rëndë ndikimin britanik mbi zgjedhjet e ardhshme të Evropës.
Në anën tjetër, dëgjohen gjerësisht zërat e fqinjëve të afërt të Polonisë. Estonia shkaktoi bujë duke parashikuar konfliktin Rusi-NATO “brenda 10 viteve të ardhshme” – me qendër në republikat baltike dhe në Finlandë. Presidenti i ri i zgjedhur i këtij të fundit, Alexander Stubb, është edhe i ashpër edhe i kujdesshëm ndaj Rusisë.
A do t’ia vërë veshin Evropa paralajmërimeve kumbuese historike nga kufiri lindor? Janë të pazgjidhura tensionet strukturore midis NATO-s dhe konceptit të BE-së që funksionon paralelisht si aleancë e veçantë ushtarake dhe me të drejta të plota. Është e dëshirueshme dhe e pakapshme mbështetja te siguria e zgjeruar evropiane. Megjithatë, falë Putinit dhe Trumpit, binjakëve të tmerrshëm, po rriten me shpejtësi shpenzimet e mbrojtjes në mbarë BE-në. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se 18 nga 31 shtetet e NATO-s, për mbrojtjen këtë vit do të shpenzojnë dy përqind ose më shumë të PBB-së, një rritje kjo e gjashtëfishtë në krahasim me vitin 2014 kur Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë. Shpenzimet e Polonisë janë afër katër përqind.
Udhëheqja politike, më shumë se burimet apo edhe Trumpi, është thembra e Akilit e Evropës. “Motori” franko-gjerman i BE-së nuk po funksionon. Koalicioni jopopullor i Gjermanisë, i udhëhequr nga Olaf Scholz, përballet me kryengritje të së djathtës teksa po afrohen zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm. Në Francë, pozita e presidentit Emmanuel Macron është shumë e dobët. Britania është bërë e tmerrshme. Dhe, koha po mbaron. Evropa mund të ketë më pak se një vit për të “marrë veprimet e veta”, siç tha një zyrtar polak. Trumpi në Shtëpinë e Bardhë – nga janari 2025 – mund t’ia japë Ukrainës goditjen vdekjeprurëse të shekullit XXI, të shkatërrojë aleancën transatlantike dhe t’ia sigurojë hakmarrjen epike historike shokut të tij Putin – për shpërthimin sovjetik të vitit 1991 për të cilin ky i fundit e fajëson Perëndimin.
Për t’i mbijetuar skenarit të tillë, Evropa mund ta kërkojë “mrekullinë politike në Vistulë” – këtë herë në Spri, Senë, Tiber dhe Temzë. Dhe, kush e di? Ndoshta te Tusku i Polonisë i cili – pasi në shtëpi ka vrarë heroikisht dragonjtë e reaksionit – do të shfaqet si Piłsudski i ri i Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme