LAJMI I FUNDIT:

Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga sulmet ruse

Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga sulmet ruse

Varshava ka njoftuar se i ka marrë të gjithë hapat për të siguruar hapësirën ajrore të vendit pasi Moska ka goditur së fundmi Ukrainën me raketa.

Bëhet e ditur se forcat ajrore të Polonisë po përdorin aeroplanë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat ruse që synojnë Ukrainën Perëndimore.

Forcat ajrore polake kanë kryer patrullime në juglindje të vendit, pjesë e cila kufizohet me Ukrainën, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


“Për shkak të përfundimit të sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi të rusëve ndaj objektivave ukrainase në perëndim të Ukrainës, edhe operacioni ushtarak në hapësirën ajrore polake ka përfunduar”, ka njoftuar komanda operative e Polonisë me anë të një deklarate.

Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës
Lexo po ashtu Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

“Ushtria polake po e monitoron situatën në territorin e Ukrainës në mënyrë të vazhdueshme dhe mbetet e gatshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake”, shtoi ajo.

Ndryshe, pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka sjellë shqetësime për sigurinë në rritje në rajon.

Varshava i vuri forcat e saj në gatishmëri në mars kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake përpara se të godiste rajonin perëndimor të Ukrainës Lviv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori