Sot (e diel), qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do kenë mundësi për të votuar dhe për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm e po ashtu edhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përveç qytetarëve, votimin tashmë e kanë përfunduar edhe shumë prej figurave të njohura publike nga fusha e politikës.


Shumë prej tyre u bënë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre, pavarësisht zgjedhjeve që bëjnë.

Presidenti, përfaqësues të subjekteve politike, deputetë dhe vetë kandidatët janë ata që u panë sot, gjersa kryenin obligimin.

Telegrafi në vazhdim ju sjell momentin ku shumë prej tyre votuan dhe për këtë ditë të rëndësishme për vendin, të njëjtit kishin zgjedhur kostume mjaft elegante, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, të cilat gjithashtu zgjodhën veshje mjaft të bukura.

Kadri Veseli & Violeta Veseli 

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën.

Ai zgjodhi një kostum elegant më të mbyllët, teksa vëmendje të madhe rrëmbeu Violeta me kostumin e saj ngjyrë të kaltër, i cili e shfaqte për mrekulli.

71782970 1439500309537195 1737560566131589120 n 1

72641531 406027263660934 463161228726894592 n 1

Albin Kurti dhe Rita Augestad Kndusen

Edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe vajza e vogël ka kryer obligimin e tij duke votuar.

Kurti kishte të veshur një kostum gri, teksa bashkëshortja e tij norvegjeze zgjodhi një veshje më ndryshe, bardh e zi.

71929392 463593741033062 939785968745971712 n 1

Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj - Haradinaj

Ditën e sotme ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,Anita Haradinaj, të cilët votuan në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Si çdo herë tjetër, çifti Haradinaj vijnë mjaft në formë dhe natyrisht se Anita dukej e mahnitshme me veshjen atraktive që zgjodhi.

71708917 2473173943008424 5375369274246299648 n 1  1

Hashim Thaçi dhe Lumnije Thaçi

Obligimin e tij për të votuar e ka kryer edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën shoqërimin e bashkëshortes së tij, Lumnijes.

Dyshja ishin kombinuar mjaft mirë, ndërsa fustani gri dhe flokët e valëzuara të Zonjës së Parë tërhoqën gjithë vëmendjen.

thaci 2 1

thaci 3 1

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Përveç tyre, obligimin për të votuar e ka kryer edhe kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriu, derisa votuan në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Vjosa shkëlqeu në fustanin e zi dhe duket se bashkëshorti i saj i është kombinuar partneres, pasi shfaqen në ngjyra të njëjta.

72474490 568725137201374 6246906417362501632 n  1

Përndryshe, 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 895 qendra të votimit që janë hapur në tërë Kosovën. /Telegrafi/