Deklarata e z. Lulzim Basha se vdekjet nga koronavirusi në Shqipëri janë manipuluar, nuk erdhi e papritur.
Para një jave, INSTAT-i publikoi statistikat e vdekshmërisë për tremujorin dhe në vend të 322 vdekjeve të raportuara nga Ministria, tregoi e zezë mbi të bardhë se numri real i vdekjeve nga Covidi-19, ishte rreth 1,300, pra plot katër herë më tepër.
Ndërkohë, duke nisur nga muaji korrik, rrjetet sociale dhe mediat kishin paraqitur raste të shumta personash të vdekur me Covid-19 të cilët nuk figuronin në deklaratën ditore të Ministrisë (personalisht kam bërë të paktën tri denoncime të tilla).
Ajo që erdhi e papritur në deklaratën e z. Basha ishte një listë personash me emër e mbiemër, të cilët sipas informatave që kanë arritur tek ai, kanë humbur jetën nga koronavirusi, por vetëm gjysma e tyre janë raportuar. Çudia ishte se si, në terrin informativ që rrethon Covid-19-shin dhe spitalet tona, një informacion i tillë “gjen rrugën” deri në tryezën e kreut të opozitës.
Përgjigja nga “pala tjetër” nuk vonoi. Në vend që të merren me problemin që u ngrit në një studio para qindra mijëra shqiptarëve, u akuzua kreu i opozitës se po bën “politikë me vdekjen”.
Sa e vërtetë është kjo?
Në fakt, në opinionin tim, ata që kanë bërë politikë me vdekjen që nga dita e parë e epidemisë dhe deri sot janë kryeministri Edi Rama dhe oborri i tij politik dhe teknik. Le t’i analizojmë faktet me radhë.
– Kur kritikoheshin në prill dhe maj se nuk ishin duke marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit (me përjashtim të karantinës sfilitëse), nga entourage i kryeministrit u shfrytëzuan të dhënat e vdekshmërisë së asaj kohe për të arritur në përfundimin “gjenial” se Shqipëria po e kontrollonte Covidin 50 herë më mirë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.
– Në korrik dhe gusht, kur e gjithë Evropa Perëndimore e kishte kontrolluar virusin duke patur pothuajse zero raste dhe vdekje, Shqipëria ishte një ndër pesë vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë. Kur ky fakt përmendej dhe kërkohej të merreshin masa, përsëri entourage i kryeministrit luante me mesataren e vdekshmërisë nga fillimi i epidemisë dhe sërish na nixrte “fitimtarë” mbi europiano-perëndimorët e paaftë.
– Tashmë, kur spitalet janë mbushur, kur numri i vdekjeve ditore ka kaluar numrin e personave në reanimacion e intubim, kur personat po kurohen në shtëpi apo fluturojnë drejt vendeve të tjera për shkak të mosbesimit që kanë tek sistemi shëndetësor shqiptar, kur po harxhohen privatisht çdo muaj dhjetëra milionë euro për testim dhe kurim, kur shteti nuk arrin as të testojë, as të gjurmojë dhe as të marrë siç duhet ndonjë nga masat që rekomandojnë OBSh-ja dhe CDC-ja, sërish “kundërargumenti” i Qeverisë, Ministrisë dhe shërbëtorëve të tyre teknikë është: “Kemi vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe nga më të ultat në Europë”!
Atëherë, kush bën politikë me vdekjen?!
Kryeministri, që ka nëntë muaj që përdor shifrat e vdekshmërisë, të manipuluara prej tij si rrufepritës për të shmangur kritikat për dështimin katastrofik dhe spiralen e rrezikshme ku ka futur shëndetesinë dhe jetën e shqiptarëve, apo z. Basha, që vetëm një natë doli në një televizion dhe nxori një letër ku denoncohet ky manipulim?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re