LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët detyrohen të presin katër ditë për vërtetimin e dokumenteve të humbura

Qytetarët detyrohen të presin katër ditë për vërtetimin e dokumenteve të humbura

Përkundër faktit që qytetarëve iu nevojitet vërtetimi sa më shpejt që është e mundur për të dëshmuar se iu kanë humbur dokumentet, policia e vonon atë deri në katër ditë.

Qytetarët duhet të kenë kujdes në ruajtjen e dokumenteve personale, pasi lëshimi i vërtetimit mbi dokumentin e humbur nuk bëhet aty për aty për shkak të procedurës ligjore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për kp se kjo është bërë pasi ka pasur shumë raste kur qytetarëve u janë konfiskuar dokumente nga policia, apo ndonjë organ tjetër, ndërkohë që ato janë paraqitur si të humbura, me qëllim të nxjerrjes së dokumenteve të reja.


“Çdo qytetar që humb një dokument dhe e paraqet atë rast në polici, lëshimi i vërtetimit mbi dokumentin e humbur nga policia nuk bëhet aty për aty. Vërtetimet mbi humbjen e dokumentacionit lëshohen vetëm pasi të bëhen verifikimet e nevojshme policore dhe shmangies së dyshimeve të mundshme. Kjo procedurë zgjatë disa ditë, por kryhet shpejt brenda afatit të paraparë dhe qytetari njoftohet për kohën se kur mund të vijë ta marrë vërtetimin”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori